Braktis Vllazninë, transferohet te Drenica - Bota Sot
Braktis Vllazninë, transferohet te Drenica

Futboll

Braktis Vllazninë, transferohet te Drenica

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:53
Braktis Vllazninë, transferohet te Drenica

Kalimi i futbollistëve shqiptarë në IPKO Superligën e Kosovës është kthyer në një trend tashmë.

Pas Ardian Cuculit dhe Ylli Shametit që u transfruan respektivisht te Drita dhe Gjilani, në Kosovë është transferuar zyrtarisht edhe ish-kapiteni i Vllaznisë Antonio Marku, i cili ka lënë përfundimisht shkodranët për të kaluar te Drenica.

Ky i fundit u largua nga kuqeblutë menjëherë pasi te Vllaznia i kërkuan të kryente një provë disa ditore dhe nëse do të bindte trajnerin Mirsad Jonuz do të firmoste kontratën e re. Marku nuk e pranoi diçka të tillë pasi aftësitë e tij dihen dhe gjeti një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Pasi arriti akordin me drejtuesit e Drenicës për një kontratë 1-vjeçare, mbrojtësi 27-vjeçar u prezantua si blerja më e re e skuadrës nga Skënderaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...