Mesazhe me kode

Futboll

Mesazhe me kode

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 15:58
Majkëll

Majkëll Ngo njihet si një individ që “Instagramin” e përdor për të dhënë mesazhe. Gjithmonë është i drejtpërdrejtë, ndërsa dje me postimet është treguar filozof.

Postimi i parë ka qenë i gjithi për jetën. “Shijo jetën e shk… Mos e çaj kokën fare se çfarë thonë të tjerët. Diku gjatë rrugëtimit ‘të ndjekjes së çantës (parave)’ dhe ‘sigurimit të çantës’, mos harro të gjesh kohë, të jetosh dhe shijosh jetën. Paratë nuk i merr dot me vete”, shkruante Ngo. Pak minuta më pas ai ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë: “E kam ndarë bukën me shkërdhata, por duhet t’i lija të vuanin”.

Postim që është pasuar nga një tjetër mesazh shumë i fortë në të njëjtën linjë. “Nuk e çaj kokën se kush jeni ju, si dukeni, si keni zgjedhur të jetoni. Nëse jeni i mirë me mua, edhe unë do të jem i mirë me ju”, vazhdonte anglezi që më pas kthehet sërish te bota e parave: “Qëndro i përkulur, mendo thellë para dhe lutu”.

Dihet që Majkëll Ngo është mik me Rahem Stërlingun, lojtarin e Mançester Sitit. Me dy video Ngo diskrediton lojtarin britanik që para sulmuesit të Tiranës kishte humbur në “Play Station” dhe ishte ndëshkuar. “Stërling kur ju humbisni në FIFA, ndëshkoheni. Njerëz, ju nuk e dini se çfarë bën ky njeri kur fiton në FIFA”, shkruan Ngo, ndërsa lojtari anglez qesh dhe qëndron me një këmbë para Ngosë dhe kap veshët. Majkëll Ngo ishte lojtari i fundit që firmosi me Tiranën kontratën e re. Firma erdhi pas polemikave të shumta në rrjetet sociale, ndërsa bardheblutë u detyruan të merrnin lojtarin, pas presionit të madh të tifozëve të 24 herë kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat