“Dallandyshet” mendojnë për ish-lojtarin e Juventusit

Futboll

“Dallandyshet” mendojnë për ish-lojtarin e Juventusit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:11
“Dallandyshet” mendojnë për ish-lojtarin e Juventusit

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Përveç Mario Balotellit në sulm, një transferim “luksi” për një klub të sapo ngjitur në kategorinë më të lartë të futbollit italian, drejtuesit mendojnë të afrojnë një tjetër emër cilësor, këtë herë në mesfushë.

“Dallandyshet” mendojnë për ish-lojtarin e Juventusit, Claudio Marchisio. 33-vjeçari aktualisht është pa ekip, pasi pak kohë më parë zgjidhi kontratën me rusët e Zenit.

Drejtuesit e Brescias do të kërkojnë të bindin ish-mesfushorin e kombëtares italiane të pranojë ofertën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat