Sane sherr me Guardiola për operacionin, ja vendimi i lojtarit

Futboll

Sane sherr me Guardiola për operacionin, ja vendimi i lojtarit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:16
Leroy Sane

Mesfushori gjerman Leroy Sane do të operohet ditët në vijim. Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e paevitueshme për 23-vjeçarin, që ka patur ditët e fundit polemika me klubin në lidhje me operimin.

Sipas “Daily Mail”, lojtari ka refuzuar që të kryejë operacionin me kirurgun e zgjedhur dhe të sugjeruar nga trajneri Pep Guardiola. Ky mjek jeton në Barcelonë.

Sane do ta kryejë operacionin në Austri, në një mjek tjetër, duke vendosur vetë për të ardhmen e tij. Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushe lojtari, gjë e cila do të mësohet vetëm pasi Sane të kryejë operacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat