Real starton me fitore

Futboll

Real starton me fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:54
Real starton me fitore

Real Madridi starton me fitore, duke triumfuar në Vigo me rezultat 3:1 në Celta Vigo, në kuadër të javës së parë të elitës së futbollit të Spanjës.

Në minutën e 12-të, Karim Benzema kalon në epërsi ‘mbretërit’, kurse Toni Kroos shënon gol të bukur për rezultatin 0:2 (61’).

Në minutën e 81-të, Lucas realizon për epërsinë e thellë me rezultat 3:0. Në fund të takimit, vendasit shënuan golin e nderit përmes Iker Losadas.

Në minutën e 56-të, Luka Modriç, lojtari më i mirë u përjashtua nga loja për shkak të një ndërhyrje të ashpër. 

Trajneri Zinedine Zidane e nis në mënyrën më të mirë edicionin e ri dhe konfirmon kandidaturën për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat