Kampioni e nis furishëm, shkatërron Drenicën

Futboll

Kampioni e nis furishëm, shkatërron Drenicën

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:07
Kampioni e nis furishëm, shkatërron Drenicën

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli nga Drenasi, e ka nisur furishëm edicionin e ri në elitën e futbollit.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku vendasit triumfuan me rezultat 4:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj. Ballafaqimi i rivalëve të Rajonit të Drenicës kaloi në dominim të ‘Niklit’ dhe pa pikë problemi startoi me fitore, duke iu falënderuar golave të Kastriot Rexhës (41’ e 67’), Carioca (54’), Bojku (87’), si dhe Diar Prokshi (80’) realizoi për Drenicën.

Duhet theksuar se Besmir Bojku shënon supergol nga afro 30 metra për shifrat 4:1.

Pikët të plota për ‘Niklin’ dhe konfirmon se do të jetë kandidat numër një për mbrojtjen e titullit të kampionit. Kryetrajneri i ri, malazezi Dejan Vukçeviç debutoi me fitore bindëse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat