75 minuta si protagonist dhe 1 asist, Zidane merr vendimin për Bale

Futboll

75 minuta si protagonist dhe 1 asist, Zidane merr vendimin për Bale

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 21:11
Bale dhe Zidane

Një gol mund të ndryshojë jetën, por ndonjëherë mjaft edhe një asist. Ky është rasti i Gareth Bale, që sot ishte titullar në fitoren 3-1 që Real Madrid arriti ndaj Celta Vido jashtë fushe. Ndeshje ku skuadra “merengues” luajti me 10 lojtarë për më shumë se 30 minuta (Modric u ndëshkua me të kuqe).

Bale ishte protagonist me një asist në këtë sfidë. Ndërkohë që dëmtimet e disa lojtarëve si dhe paraqitja e mirë që Bale bëri ka detyruar trajnerin Zinedine Zidane të ndryshojë mendje. Lojtari do të luajë edhe një sezon me “los blancos”.

“Luajtëm mjaft mirë që nga fillimi, duke fituar me vuajtje. Në këtë fushë nuk do të fitojnë shumë skuadra. Jemi të kënaqur dhe të lumtur, pasi faza përgatitore ka qenë shpesh e ndërlikuar për ne”, tha Zidane pas ndeshjes.

“E vlerësoj shumë sforcon që bënë të gjithë lojtarët, pasi të luash jashtë fushe dhe me 10 lojtarë është e vështirë. Puna që bëri Bale në mbrojtje vlen për t’u përmendur, ashtu sikurse ajo e Lucas dhe Isco. Në fazën mbrojtëse ishim të zotë”, tha Zinedine Zidane.

 “Bale nuk është më në shitje. Do të qëndrojë. Të gjithë këta lojtarë që kemi na bëjnë të mendojmë pozitivisht për të ardhmen. Duhet të përqendrohemi te sezoni dhe asgjë më shumë. Dëmtimi i Hazard ishte një fatkeqësi, por që nuk u ndryshon idenë që ne kemi për Bale”, tha Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat