Guardiola pranon vendimin e VAR-it dhe zbulon statistikën që e emocionoi kundër Tottenham - Bota Sot
Guardiola pranon vendimin e VAR-it dhe zbulon statistikën që e emocionoi kundër Tottenham

Futboll

Guardiola pranon vendimin e VAR-it dhe zbulon statistikën që e emocionoi kundër Tottenham

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:07
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur për BBC për ndeshjen e barazuar 2-2 kundër Tottenham në javën e dytë të Premier League.

"VAR? Duhet ta pranojmë. Unë do të doja të fitoja, kemi bërë një paraqitje të jashtëzakonshme. Numri i madh i gjuajtjeve që kemi bërë drejt portës më ka emocionuar", ka thënë Pep.

"Ne respektojmë futbollin që duam të luajmë. Nuk kam asnjë peng. Duhet ta pranojmë shijen e hidhur që na la kjo ndeshje dhe të mendojmë për sfidën e ardhshme".

"Çfarë mund të them? Unë do të doja të fitoja, veçanërisht duke parë rastet që kemi krijuar, por nuk kemi arritur të fitojmë. Nuk do ta gjykoj paraqitjen e skuadrës nga golat që pësuam. Kemi bërë 30 gjuajtje në portë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...