Kosova kundër Çekisë, vetëm fitore dhe asgjë tjetër!

Futboll

Kosova kundër Çekisë, vetëm fitore dhe asgjë tjetër!

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:33
Kosova

Më 7 shtator, Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve EURO 2020 përballë Republikës Çeke. Ndeshja zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 15:00.

Nëse Anglia është kombëtarja që pa problem mbanë kryesimin e grupit, atëherë Çekia është rivali kryesor i Kosovës në luftën për vendin e dytë, që dërgon në EURO 2020. Tani, çekët kanë një pikë më shumë se ne.

Edhe këtë ndeshje përfaqësuesja përballet me mungesa si Kololli, Kryeziu dhe Zeneli, por me Shalën dhe Berishën të rikuperuar. Përveç kësaj, Kosovës pritet ti bashkohen dy emra të rinj, Muslija dhe Dreshaj.

Duke parë ndeshjen si jodrejtëpërdrejtë përcaktuese për vendin e dytë në grup dhe terrenin vendas, kësisoj Dardanët duhet të mendojnë vetëm fitoren, e cila mban gjallë shpresat për kualifikim në Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat