A do të largohet Eriksen? Kjo është përgjigja e Pochettinos

Futboll

A do të largohet Eriksen? Kjo është përgjigja e Pochettinos

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 08:55
Eriksen dhe Pochettino

E ardhmja e Christian Eriksen është shumë e paqartë, me kontratën e mesfushorit danez që në fund të sezonit aktual me Tottenham.

Real Madridi është një nga ekipet që ka shprehur interesim për mesfushorin kreativ të Spurs, por nuk ka pasur asgjë konkrete.

Me afatin kalimtar që në pjesën më të madhe të Evropës është i hapur deri më 2 shtator, ekziston ende një shans që ai të mund të largohet dhe Mauricio Pochettino u pyet për këtë mundësi.

“Nuk e di”, tha ai në një konferencë për shtyp kur u pyet për lojtarin dhe mundësinë e tij për të qëndruar.

“Detyra ime është të mbështes dhe të ndihmoj të gjithë lojtarët derisa të vendosin me klubin që ndoshta të shkojnë në një rrugë tjetër në karrierën e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat