Guardiola fajëson VAR-in pas barazimit ndaj Tottenham

Futboll

Guardiola fajëson VAR-in pas barazimit ndaj Tottenham

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:44
Pep Guardiola

Pep Guardiola u ankua se VAR duhet të rregullohet pasi ekipit të tij iu anulua një tjetër gol në fundin e ndeshjes ndaj Tottenham.

U mendua se City e fitoi ndeshjen pas golit të Gabriel Jesus, por pas ndihmës së VAR-it goli u anulua pas një prekje me dorë të mëhershme.

Drama e ndodhur në Etihad kujtoi çerekfinalet e Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar, ku VAR anuloi golin e Raheem Sterling në fund, për ta eliminuan Cityn dhe ta kualifikonte Tottenhamin më tej.

“Unë mendova se e lamë atë situatë me Tottenham në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar,” tha Guardiola për Sky Sports pas lojës. “Por është e njëjta gjë. Gjyqtari dhe VAR nuk e lejojnë atë. Është hera e dytë [që ka ndodhur] – është e vështirë. Është sinqerisht e vështirë por është ashtu siç është”.

“Kjo ndodhi javën e kaluar me Wolves dhe ne e pamë me Chelsean të mërkurën – portieri Adrian nuk ishte në vijë në gjuajtjen e penalltisë. Ata duhet ta rregullojnë atë. Fishkëllima brenda ndeshjeve tani nuk është mjaft e qartë. Ata mendojnë se goli i Llorente në Ligën e Kampionëve ishte në rregull dhe ndonjëherë nuk e mendojnë”.

“Ishte e pabesueshme që nuk ishte një penallti në pjesën e parë [për ndërhyrjet ndaj Rodrit] por VAR tha që nuk ishte ashtu dhe më pas në fund ata përdorën atë. Jam shumë i sigurt që njerëzit ishin të lumtur sot, ne thjesht duhet të punojmë më shumë për të konkretizuar shanset tona”, deklaroi spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat