Sarri është shumë ndryshe

Futboll

Sarri është shumë ndryshe

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:11
Sarri është shumë ndryshe nga Alegri

Ditën e djeshme Juventusi luajti miqësoren e fundit para fillimin të kampionatit, ku triumfoi me rezultatin 1-0 kundër Triestina. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes disa prej lojtarëve të bardhezinjve dhanë intervistat e tyre, dhe një prej tyre ishte edhe Aleks Sandro

Mbrojtësi kërkon t’ia dedikojë fitoren e djeshme në miqësore trajnerit të tij, Mauricio  Sarrit, por tregon edhe ndryshimet që kanë ndodhur dhe do të ndodhin edhe më tej në pritje të sezonit të ri, teksa shprehet: “Ishte një tjetër test pozitiv për ne, por shpresojmë që trajneri ynë të ketë qenë i kënaqur me atë çfarë kemi treguar në fushë.

Donim të fitonim dhe mbi të gjitha të ofronim një paraqitje të bukur edhe për atë, ndonëse sa më shumë ndeshje që luajmë, aq më shumë e kuptojmë sesa ndryshe po nisim të veprojmë në fushë. Idetë e Sarrit janë shumë të ndryshme nga ato të Alegrit, por edhe pse kjo diferencë nuk dallohet ende totalisht, ne kemi nisur të hyjmë në mentalitetin e lojës së Sarrit dhe shumë shpejt Juventusi do të pasqyrojë në fushë stilin e ri që kërkon trajneri ynë.”, u shpreh Sandro.

Kujtojmë se mbrojtësi brazilian nën drejtimin e Alegrit sezonin e fundit, nuk ishte në formën e tij më të mirë. Pavarësisht kësaj 28-vjeçari shpreson se me ardhjen e Sarrit, do të kthehet në formën e dikurshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat