”Coutinho do të jetë më i miri në Bundesligë”

Futboll

”Coutinho do të jetë më i miri në Bundesligë”

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:13
Philippe Coutinho

Marko Grujic ka pohuar se Philippe Coutinho do të jetë futbollisti më i mirë në Gjermani kur të finalizohet huazimi i tij në Bayern Munich.

Kampionët gjermanë konfirmuan të premten në mbrëmje se është arritur një marrëveshje që Coutinho të bashkohet me klubin nga Barcelona si huazim, me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit.

Ndërsa 27-vjeçari nuk është zbuluar zyrtarisht si një lojtar i Bayernit, transferimi pritet të kalojë në ditët në vijim, duke i dhënë fund kohës së tij zhgënjyese në La Liga.

“Është një gjë e madhe për të gjithë Bundesligën që të kenë mundësinë ta shohin Coutinho të luajë tani”, i tha serbi Bild.

“Ai është një lojtar i veçantë dhe emocionues, ai bën gjëra të çmendura. Ai mori ka trike të mrekullueshme dhe aftësi të jashtëzakonshme. Mua më pëlqeu çdo seancë stërvitore me të në Liverpool. Ai do të jetë deri tani futbollisti më i mirë në Gjermani”.

Grujic luajti bashkë me Coutinhon te Liverpooli, ndërsa aktualisht është i huazuar te Hertha Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat