Coutinho nuk ka frikë, zbulohet numri që do të mbajë te Bayern-i - Bota Sot
Coutinho nuk ka frikë, zbulohet numri që do të mbajë te Bayern-i

Futboll

Coutinho nuk ka frikë, zbulohet numri që do të mbajë te Bayern-i

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:26
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho mund të konsiderohet zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich. Braziliani, siç kanë bërë të ditur bavarezët dhe Barcelona, do të transferohet në Gjermani nën urdhrat e Kovac.

Një operacion i pabesueshëm nga ana e kampionëve në fuqi të Bundesliga-s, që shpresojnë të mund të luftojnë për trofe jo vetëm në atdhe, por edhe në Champions League.

Detyra e Coutinho-s është të kthehet në nivelin e treguar me fanellën e Liverpool-it. Premisat janë që kjo do të ndodhë dhe vetë lojtari nuk tërhiqet mbrapa.

Këtë e konfirmon edhe zgjedhja e numrit që do të mbajë te Bayern: 10-ën. Mungon zyrtarizimi, por, siç ka bërë të ditur "Sport", një gafë e sponsorit gjerman ka zbuluar gjithçka, duke publikuar në instagram imazhin e uniformës së re të brazilianit.

Fotografia, e hequr më pas, nuk ka kaluar pa u vënë dhe është pritur me entuziazëm në rrjetet sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...