Llapi i frikshëm! Osmani: Jemi për titull 

Futboll

Llapi i frikshëm! Osmani: Jemi për titull 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:22
Llapi i frikshëm! Osmani: Jemi për titull 

Skuadra e Llapit nga Podujeva, padyshim se do të jetë një rival i frikshëm për të gjitha skuadrat elite.  Treguesi më i mirë është edhe fitorja në hapje të edicionit të ri me rezultat 4:1 ndaj Vushtrrisë. Llapjanët e nisën furishëm edicionin e ri në Superligë, duke konfirmuar se janë ndër pretendentët kryesor për titullin e kampionit të Kosovës.

Kryetrajneri Tahir Batatina ka një fond të pasur të lojtarëve, veçmas secilën sulmues e ka më të mirë se tjetri! Labinot Osmani i ardhur nga Vushtrria në FC Llapi, nuk e kishte të lehtë të paraqitej në fushë kundër ish skuadrës së tij. Labi kreun punën e një profesionistit të vërtet dhe shënon në çastet e fundit për fitoren e thellë.

“Fitore bindëse, gjithsesi e merituar duke pas parasysh angazhimin edhe këmbënguljen e ekipit për fitore. Gjithnjë për sulmues është me rëndësi shënimi dhe deshi Zoti unë shënova por me rëndësi ishte fitorja”, tha Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Sa ishte vështirë të luash kundër ish skuadrës tuaj? “Gjithmonë kur luan kundër ish skuadrës tënde që ke filluar gjithçka është shumë e vështirë dhe janë ndjenja të përziera por që ne jemi profesionist dhe duhet tejkaluar edhe këtë sfidë”, përgjigjet sulmuesi.

Llapjanët edhe pse ishin në disavantazh në periudhën e parë të lojës, kjo aspak nuk i dekoncentroi. “Llapin e veçojë këmbëngulja për arritjen e fitores. Presioni i madh që pas disavantazhit në pjesën e parë arritëm ta rikthejmë rezultatin dhe të fitojmë takimin”, theksoi futbollisti.

FC Llapi ka një ekip cilësore, ku më së miri u dëshmua edhe reparti i sulmit që ia doli për 45 minutat e pjesës së dytë të realizon 4 herë. Nuk duhet harruar edhe punën e madhe që bëhet në këtë kolektiv në krye me Batatinën. Edhe Osmani tha se në pjesën e dytë erdhën në shprehje cilësitë: “Mendoj që erdh në shprehje kualiteti i skuadrës dhe presioni për rikthimin e rezultatit”.

A e sheh Llapin kandidat serioz për titull dhe a premtoni se do të jeni shënuesi numër një? “Llapin e shoh njërin prej kandidatëve më serioz për titull por që varet edhe nga duelet direkte kundër kandidatëve tjerë për titull. Premtoj që do të jap maksimumin dhe dëshirën që sa me shumë të realizoj dhe ta ndihmon ekipin”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat