Sanchez drejt Interit - Bota Sot
Sanchez drejt Interit

Futboll

Sanchez drejt Interit

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:24
Sanchez drejt Interit

Alexis Sanchez është shumë pranë transferimit te Interi. Një tjetër operacion merkatoje është drejt finalizimit në aksin Manchester-Milano. Pas Romelu Lukakut, zikaltrit me kërkesë të trajnerit Antonio Conte janë gati të transferojnë në San Siro një tjetër emër të madh. Sanchez e ka arritur që të shtunën akordin me Interin dhe për të kaluar te zikaltrit ka vendosur të ulë ndjeshëm pagën ndërkohë që Beppe Marotta në orët e fundit pothuajse ka mbyllur marrëveshjen me United. Sulmuesi kilian do të transferohet te Interi në formë huazimi për një shifër nga 2-3 milionë euro me të drejtë blerjeje për 12 deri në 15 milionë euro pas 1 viti.

Edhe në këtë tratativë diferencën e ka bërë dëshira e vetë lojtarit për t’u bashkuar me Interin.

Te milanezët Sanchez do të formojë një dyshe të frikshme sulmuese me Romelu Lukakun gjë që të dy nuk e realizuan dot te United, gjithmonë nëse 30-vjeçari shfaqet si në kohët e Arsenalit sepse me nivelin që ka treguar te Djajtë e Kuq edhe te Interi do ta kishte të garantuar stolin pasi për një vend në formacion i duhet të rivalizojë me një talent të pastër si Lautaro Martinez.

Në pamundësi për të firmosur me Edin Dzekon që rinovoi me Romën, Interi është hedhur në sulm për Alexis Sanchez i cili ka qenë një dëshirë e vjetër e klubit milanez edhe kur mbante veshur fanellat e Udineses dhe Barcelonës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...