Werder me komunikatë zyrtare për Rashicën, sulmuesi i Kosovës mund të mungojë gjatë

Futboll

Werder me komunikatë zyrtare për Rashicën, sulmuesi i Kosovës mund të mungojë gjatë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:40
Milot Rashica

Sezoni ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Milot Rashicën.

Nuk ka nisur aspak mirë edicioni i ri për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Ai është lënduar në ndeshjen e parë në Bundesliga për sezonin 2019/20.

Miloti u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 65’ për shkak të një problemi në kofshë, ndeshje të cilën e humbi 1-3 Werderi nga Fortuna Düsseldorf.

Këtë e ka konfirmuar edhe klubi përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, duke treguar se testet tjera në ditët në vazhdim, do të tregojnë për shkallën e dëmtimit.

Megjithatë, sipas Kicker, nuk bëhet fjalë për një lëndim të lehtë.

Kicker raporton se 22-vjeçari i Kombëtares së Kosovës mund ta ketë shqyer muskulin në kofshë, çka do të thotë se mund të mbesë jashtë fushave për disa muaj.

Sido që të jetë, gjithçka do të mësohet siç raporton Werder, pas testeve tjera mjekësore që Rashica do të bëjë gjatë javës së ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat