Jurgen Klopp shkruan historinë me Liverpoolin

Futboll

Jurgen Klopp shkruan historinë me Liverpoolin

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 16:07
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka arritur një rekord fantastik me Liverpoolin, ku është bërë trajneri më i shpejt në histori të klubit që arrin të grumbullojë 300 pikë në Premier Ligë

Liverpooli dje mposhti Southamptonin 2-1 në udhëtim me golat e Manes dhe Firminos.

‘Të Kuqtë’ përsëri janë kandidatë potencial për ta fituar titullin e Premier Ligës, të cilin vitin e kaluar nuk mund ta fitonin edhe pse grumbulluan 97 pikë pasi City me 98 sosh u shpall kampion.

Me fitoren e djeshme, Jurgen Klopp ka hyrë në histori të Liverpoolit.

Tekniku gjerman ka arritur shifrën e 300 pikëve në vetëm 146 ndeshje me skuadrën e Liverpoolit. Kujtojmë që ai u emërua trajner i Liverpoolit në vitin 2015.

Ndryshe, Klopp me Liverpoolin e tij në mesjavë fituan Superkupën e Evropës pasi mposhtën Chelsean pas penalltive 5-4. Ndeshja pas 120 minutave kishte përfunduar 2-2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat