Ribery drejt Serie A, një hap larg firmës me klubin historik

Futboll

Ribery drejt Serie A, një hap larg firmës me klubin historik

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 18:12
Franck Ribery

Franck Ribery nuk është dorëzuar dhe do të vazhdojë të luajë futboll. Sulmuesi u largua nga Bayern Munchen në fund të sezonit të kaluar dhe nuk ka firmosur ende për një ekip të ri. 

Ai ka refuzuar pistën e Rusisë, Iranit dhe Holandës, ndërsa së fundmi bisedimet kanë avancuar me Fiorentinën. Skuadra italiane ka shfaqur interes për të, ndërsa Sky Sport raporton se marrëveshja është shumë afër. 

36-vjeçari mund të provojë aventurën e tij të fundit me ekipin vjolë. Fiorentina ka ndryshuar presidencë dhe po bën investime të goditura në merkato. Italianët duan të rikthejnë kohët e arta dhe afrimi i Riberysë mund t'i ndihmojë te kjo pjesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat