Eintrachti mposht Hoffenheimit

Futboll

Eintrachti mposht Hoffenheimit

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 18:18
Eintrachti mposht Hoffenheimit

Eintrachti i Frankfurtit e nisi mbarë Bundesligës, teksa fitoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj Hoffenheimit, që konsiderohet një rival i drejtpërdrejtë për pjesën e sipërme të klasifikimit.

Skuadra e drejtuar nga Adi Hutter kaloi në epërsi që në sekondën e 35-të me Hinteregger, i shërbyer nga Kostic në zhvillimet e një këndoreje. Ekzekutimi fluturimthi i 26-vjeçarit austriak e kapi në befasi portierin Baumann.

Eintrachtit, në fakt, në këtë sfidë i erdhi në ndihmë edhe sistemi VAR, që anuloi për pozicionon jashtë lojë golin e shënuar nga Dennis Geiger, pasi një futbollist i Hoffenheimit (jashtë loje) ishte në rrezen e portierit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat