Florent Loshaj shënon dhe feston me shqiponjë midis Rumanie

Futboll

Florent Loshaj shënon dhe feston me shqiponjë midis Rumanie

Nga: F:B Më: 18 gusht 2019 Në ora: 22:22
Ilustrim

Florent Loshaj shënon golin e fitores për Politeknika Iasi në fitoren si mysafir me Steaun dhe bënë shqiponjën

Futbollisti nga Kosova Floremt Loshaj po vazhdon të shkëlqej në kampionatin rumun, ai në ndeshjen e Sapo përfunduar ndërmjet Steaus dhe Politeknika Iasi ka shënuar golin e dytë vendimtar për epilogun e këtij takimi 1:2, që iu solli skuadrës mysafire 3 pikë.

Florenti përveç kontributit në lojën si organizatori kryesor, ka tund rrjetën e skuadrës së njohur rumune me një goditje rreth 25 metra, ndërsa e veçanta e këtij goli është se ai ka festuar me shqiponjë dhe është duartrokitur nga sportdashësit rumun.

Është evidente se Loshaj ka shënuar dy golat në 5 ndeshje të deritashme të edicionit të sivjem të Ligës elite rumune dhe ate ndaj aktualisht dy skuadrave më të njohura, Cluj dhe Steaua.

Si dihet Loshaj, ka qenë pjesë e U-21 të Kosovës në edicionin që shkoi, kur u bë ndërrimi i gjeneratës dhe tash po vazhdon paraqitjet e mira duke dhënë sinjal se mund të jap kontribut edhe në përfaqësuesen kryesore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat