Eroll Salihu jep lajmin e madh për Milot Rashicën e lënduar - Bota Sot
Eroll Salihu jep lajmin e madh për Milot Rashicën e lënduar

Futboll

Eroll Salihu jep lajmin e madh për Milot Rashicën e lënduar

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 23:08
Eroll Salihu

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka treguar për më të rejat rreth Milot Rashicës, që mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

Kombëtarja e Kosovës i zhvillon dy ndeshjet e saj të radhës më datat 7 dhe 10 shtator, ndaj Republikës Çeke, respektivisht Anglisë.

Rashica pësoi lëndim në ndeshjen të cilën Werder Bremeni e luajti këtë fundjavë, me Fortuna Dusseldorfin në Bundesligë.

Sekretari i FFK-së, në emisionin ‘2 me 1’, tregoi se FFK ka kontaktuar me Rashicën dhe konfirmoi se bëhet fjalë për lëndim.

“Me Milotin sot kemi pasur kontakte dhe ka një lëndim”, pohoi Salihu për 2 me 1.

“Por presim që të jetë i gatshëm, ai është shumë i fortë nga natyra. Presim që ai të jetë pjesë e ekipit megjithatë”, shtoi Salihu.

Sot klubi i Werder Bremenit doli me komunikatë ku sqaroi se Rashica ka pësuar lëndim në kofshë, derisa diagnoza e saktë do të jetë në dispozicion brenda ditëve të ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...