Kollari: Këto skuadra e rrezikojnë largimin nga Superliga

Futboll

Kollari: Këto skuadra e rrezikojnë largimin nga Superliga

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 23:39
Besnik Kollari

Janë zhvilluar ndeshjet e para të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, dhe analistët kanë nisur qysh tash të krijojë një përshtypje se cilat skuadra rrezikojnë të largohet nga liga, kur dihet se sivjet largohen plot 4 sosh.

Trajneri i mirënjohur Besnik Kollari, në rolin e analistit ka folur për skuadrat që mund të largohen nga elita.

Ai tha se Vushtrria, Ferizaj e Drenica janë ndër skuadrat që e rrezikojnë rënien.

“Është herët që të flitet, por në bazë të përforcimeve, momentalisht më te rrezikuara për t’u larguar nga Superliga janë Vushtrria, Ferizaj dhe Drenica”, ka thënë Besnik Kollari për emisionin ‘2 me 1’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat