Lufta për titull e Prishtinës, kjo është deklarata e kapitenit Armend Thaqi

Futboll

Lufta për titull e Prishtinës, kjo është deklarata e kapitenit Armend Thaqi

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 00:31
Armend Thaqi

Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, është i ftuar në emisionin Koha Shtesë në SuperSport Kosova.

Mbrojtësi i fuqishëm kosovar deklaron se Prishtina si gjithmonë do të luftojë për titullin kampion.

"Prishtina ka bërë disa lëvizje në afatin kalimtar duke sjell shumë lojtarë cilësor. Edhe në këtë edidion do të luftojmë për titull dhe në çdo ndeshje do ta japim maksimumin. Ne kemi bërë përgatitjet e duhura. Te shohim se çka do të sjell fusha", ka thënë Armend Thaqi.

Prishtina barazoi në ndeshjen e parë me Flamurtarin me shifrat 1:1.

Ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Dukagjinit të Klinës në 'Fadil Vokrri'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat