Casemiro: Kemi fituar shumë falë tij, nuk mund të largohet

Futboll

Casemiro: Kemi fituar shumë falë tij, nuk mund të largohet

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 00:42
Casemiro

Nuk ka shënuar, por e ka nisur titullar dhe ka luajtur një ndeshje të mirë. Gareth Bale, i lënë jashtë skuadra nga Zidane, ka arritur të fitojë pozicione në hierarkinë ekipit dhe është kthyer të jetë protagonist me "Los Blancos".

Përmbysja e situatës është konfirmuar edhe nga përfshirja e uellsianit në formacionin titullar të skuadrës në ndeshjen e parë të sezonit të ri të La Liga-s kundër Celta-s dhe nga fjalët e thëna nga trajneri pas ndeshjes.

Në anën e Bale janë edhe shokët e skuadrës. Casemiro, mbi të gjithë. Mesfushori ka folur për rëndësinë e uellsianit brenda ekipit. "Gareth meriton respekt. Nga ana jonë dhe nga të gjithë".

"Po flasim për një lojtar të madh, që na ka dhuruar shumë tituj me golat e shënuar në finale. Bale duhet të luajë. Një lojtar si ai është shumë i rëndësishëm për ne", ka thënë braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat