Dy gjigantët francez në garë për Bakayokon

Futboll

Dy gjigantët francez në garë për Bakayokon

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 09:19
Tiemoue Bakayoko

PSG dhe Monaco janë duke bërë garë për mesfushorin e Chelseas, Tiemoue Bakayoko.

Francezi është duke kërkuar largimin nga blutë e Londrës dhe shumë ekipe janë të interesuara për të.

Monaco ka kontaktuar “blutë”, për të bërë ndonjë marrëveshje, por ende asgjë nuk është arritur.

Bakayoko nuk ka luajtur ende këtë sezon nën urdhrat e Frank Lampard dhe ka shumë mundësi të largohet këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat