Coutinho huazohet tek Bayerni

Futboll

Coutinho huazohet tek Bayerni

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 10:27
Philipe Coutinho sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Bayern Munchen.

Tashmë është gjithçka zyrtare, Philipe Coutinho sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Bayern Munchen.

Është vet skuadra gjermane që ka njoftuar për zyrtarizimin e lojtarit brazilian.

Coutinho pas kryerjes së testeve mjekësore, ka nënshkruar kontratën në selinë e klubit bavarez.

Ai është huazuar për 1 vit tek Bayerni, por gjermanët kanë të drejtë për blerje të plotë të kartonit të tij pas përfundimit të huazimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat