Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, nesër do t’i kryej testet mjekësore te Interi.
Interi ka arritur marrwveshje me “Djajtë e Kuq”, për huazimin e kilianit me mundësi blerje në fund të sezonit për 14 milionë euro.
Gjiganti anglez gjatë tërë verës është munduar ta shesë kilianin, i cili nuk ka vend në formacionin e Solksjaer.
Sanchez, i cili është transferuar në janar të 2018 nga Arsenali, ka shënuar vetëm tri gola me Manchester Unitedin.