Përurohet stadiumi ndihmës në Prizren

Futboll

Përurohet stadiumi ndihmës në Prizren

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 13:44
Përurohet stadiumi ndihmës në Prizren

Sot gjatë ditës është bërë përurimi i stadiumi ndihmës në Boka-Boka, në Korishë të Prizrenit.

Në këtë ceremoni të përurimit të pranishëm ishin kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ky stadium kishte kohë që kishte filluar të ndërtohet, por më në fund kanë përfunduar punimet me një përkushtim të madh të ministrisë dhe federatës së futbollit si dhe të komunës së Prizrenit.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh se ministria në bashkëpunim me federatën e futbollit me këtë stadiumin po tregon seriozitetin që ka në përmisim e infrastrukturës sportive andembanë Kosovës.

Gashi: Ky stadium do të iu shërbëjë talentëvë të Prizrenit

“Padyshim që është një investim në kuadër të investimeve që po bën Ministria e Sportit gjithandej Kosovës për të krijuar hapësira të reja për futbollistët tanë, për talentët tanë të rinjë. Ky është projekti jo i fundit që po investojmë në komunën e Prizrenit sepse siç dihet kemi mjete financiare të ndara për stadiumin në Gjonaj për të cilin po presim të kryhen apsketet administrative nga ana e komunës dhe të fillojnë investimet edhe në këtë stadiumin. Ndërsa sot jemi për ta përmbyll një projekt i cili është stërgjatur me vite në Boka të Korishës dhe jam shumë i lumtur që kemi arritur ta finalizojmë këtë stadiumin i cili natyrisht do të jetë në shërbim të shumë klubeve të Prizrenit dhe shumë sportisve prizrenas”, pohoi  Gashi.

I pari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka gjatë këtij përurimi u shpreh se tanimë në Prizren përpos këtij stadiumi do të investohet edhe në stadiume tjera ndihmëse, për ti krijuar hapësirë sportadashësve të këtij qyteti.

Haskuka: Prizrenit po i shtohet edhe një stadium

“Kemi ende investime për të bërë këtu. Domethënë për të rregulluar pjesën e atletikës, domethënë shtegun e atletikës dhe tribunat. Momentalisht shpresoj që klubet e futbollit do ta përdorin për avancimin e sportit dhe talenteve të rinjë. Prizrenit po i shtohet edhe një stadium. Normalisht duhet të punojmë edhe në disa tjera që jemi duke punuar siç është stadiumi i Zhurit,por edhe në Gjonaj dhe në vendet të tjera të cilat i kemi paraparë. Federata e Futbollit dhe Komuna e Prizrenit e përfiton një vend për ngritjen e talentevë të rinjë dhe në këtë aspekt falenderojmë për punën që kanë bërë edhe kompanin edhe ministrinë”, u shpreh Haskuka.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi së pari falendëroj ministrin Gashi për përkushtim e tij dhe pohoi se ata do të vazhdojnë ndërtimin e stadiumeve të ndryshme në çdo cep të Kosovës.

Ademi: Nuk do të ndalemi, do të ndërtojmë stadiume të tillë në gjithë Kosovën

“Nuk po rreshtin projektet të infrastrukturës së futbollit nëpër gjithë Kosovën. Ky formacion i institucioneve tona shtetërore bashk me të gjithë komunat përkatëse dhe ky ministër e bënë mrekullinë në stadiumet, sidmos në stadiumet e futbollit për faktin se aty kemi çaluar më së shumti dhe talenti ynë nuk ka mund të shprehet pikërisht për këto çështje. Prandaj ne e kemi marrë një mision për futbollin, si Federatë e Futbollit normalisht është një mision jetësor që në çdo cep të Kosovës të bëjmë, të plotësojmë infrastrukurën dhe çdo qytet, çdo fshat me stadiume. Por unë jamë shumë i lumtur që kam hasur në mirëkuptim tek institucionet shtetërore, pikërisht tek ministri dhe çdo komunë, aty ku është bërë ai stadium”, u shpreh Ademi.

Si ministri, Gashi ashtu edhe kryetari i FFK-së,  Ademi dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Haskuka premtuan edhe stadiume tjera në Prizren të cilat pritet të përfundojnë në një të ardhme të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat