Thiago Silva ka shpresë që Neymar do ta bëjë këtë gjë

Futboll

Thiago Silva ka shpresë që Neymar do ta bëjë këtë gjë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 13:54
Neymar

Thiago Silva ka shpresë se Neymar do të mbetet në Paris Saint-Germain mes spekulimeve të vazhdueshme që sugjerojnë se ai mund të kthehet në La Liga para se të mbyllet afati kalimtar veror.

E ardhmja e Neymar në Paris ka qenë subjekt i shumë spekulimeve përgjatë vitit 2019, me Real Madrid dhe Barcelona të interesuara për të siguruar shërbimet e tij para 2 shtatorit.

Braziliani nuk erdhi fare në stërvitjet para-sezonale me skuadrën e PSG, pasi shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Spanjë pas dy vjetëve në kryeqytetin francez.

Qendërmbrojtësi beson se bashkatdhetari i tij akoma mund të mbetet në klub, por gjithashtu pranon se “çdo gjë mund të ndodhte” para se të mbyllet afati i transferimeve.

“Sigurisht që na mungon ai,” u tha Silva gazetarëve pas ndeshjes. “Shpresoj që në fund, ai do të jetë në gjendje të qëndrojë me ne sepse është një djalë i pabesueshëm, një lojtar i domosdoshëm për këtë ekip, por duhet të presim për atë që do të ndodhë në fund të transferimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat