Juventusi përmes një njoftimi ka konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni, pas një përballjeje me një grip.
Italiani ishte sëmurë javën e shkuar dhe kishte pasur nevojë për trajtim mjekësor në disa raste. Ai nuk u paraqit fare në udhëtimin që pati ekipi i tij të shtunën në mbrëmje në miqësoren ndaj Triestinas.
“Maurizio Sarri, pas mbikëqyrjes gjatë fundjavës, ishte sot në qendrën e ushtrimeve ku koordinoi punët me stafin e tij. Fatkeqësisht, nuk mund të merrte pjesë në stërvitjet në fushë për shkak të gripit, që e ka goditur përgjatë javës së shkuar. Në mbrëmje, ai bëri testime të tjera që konfirmuan se ka pneumoni, dhe i është caktuar terapi specifike. Trajneri ka autorizuar klubin të japë njoftime për gjendjen e tij shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Juves.
Mbetet e paqartë nëse Sarri do të jetë në gjendje të jetë në bankinën e “Zonjës së Vjetër” në fundjavë në ndeshjen hapëse të Serisë A kundër Parmës.
Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat njihet si duhanxhi pa kontroll. Së fundmi kishte bërë të ditur se ka ndodhur që konsumon deri 60 cigare në ditë.