Pulisici e refuzoi Unitedin për Chelsean – kjo është arsyeja

Futboll

Pulisici e refuzoi Unitedin për Chelsean – kjo është arsyeja

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 23:40
Christian Pulisic

Sulmuesi i Chelseat, Christian Pulisic, mund të ishte lojtar i Manchester United, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga lojtari.

Pulisic ishte i kërkuar nga shumë klube evropiane dhe një ndër ta ka qenë edhe United.

Një gjë të tillë amerikani e ka refuzuar, pasi gjatë asaj kohe ishte trajner Jose Mourinho, i cili nuk iu jepte ndonjë shans lojtarëve të ri.

Ish-trajneri i amerikanit, Robin Walker, e ka bërë këtë gjë të qartë.

“Kur isha në Dortmund vitin e kaluar, i thashë atij të transferohet në United, mirëpo nuk dëshiroi, pasi ishte trajner Mourinho, i cili nuk iu jepte mundësi lojtarëve të rinj”, deklaroi ai.

Te Chelsea, pas largimit të Eden Hazardit, 20-vjeçari vlerësohet si një prej pikave më të forta të ekipit të Lampardit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat