Icardi ‘tradhton’ Interin me klubin e ri - Bota Sot
Icardi ‘tradhton’ Interin me klubin e ri

Futboll

Icardi ‘tradhton’ Interin me klubin e ri

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 08:58
Mauro Icardi

Mauro Icardi pret transferimin te një klub i ri.

Mauro Icardi është nxjerrë në shitje nga Inter.

Klubi milanez dëshiron ta shesë yllin argjentinas, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, Icardi i ka bërë të ndihen të tradhtuar tifozët e Interit me preferencën e tij për klubin e ri.

“Sky Sport” raporton se Icardi dëshiron të transferohet te rivali i madh nga Serie A, Juventus.

Icardi është i gatshëm të presë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për të parë nëse mund të realizohet dëshira e tij të bëhet partner me Cristiano Ronaldon në Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...