Lajm i mirë për Real Madridin nga Hazard

Futboll

Lajm i mirë për Real Madridin nga Hazard

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:21
Eden Hazard

Përforcimi i madh i Real Madridit, Eden Hazard po kthehet më herët nga lëndimi.

Eden Hazard mund të rikuperohet më shpejtë nga lëndimi.

Mesfushori i Real Madridit mungoi në xhiron e parë të La Ligës për shkak të një lëndimi.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se ylli belg pritet të rikuperohet para kohës nga dëmtimi.

Andaj, kjo nënkupton se Hazard mund të debutojë me “Los Blancos” në La Ligë në ballafaqimin me Villarrealin më 1 shtator, duel i xhiros së tretë në La Ligë.

Hazard u dëmtua në stërvitje në prag të takimit mke Celta Vigon dhe fillimisht raportohej se do të qëndrojë jashtë fushave për tri deri në katër javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat