Klopp: Liverpool nuk kishte para për ta riblerë Coutinhon

Futboll

Klopp: Liverpool nuk kishte para për ta riblerë Coutinhon

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:28
Philippe Coutinhon, Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se Liverpooli dëshironte ta transferonte Philippe Coutinhon, mirëpo nuk kishin para.

Coutinho i është bashkuar Bayern Munichit në formë huazimi me mundësi blerje.

Tekniku gjerman tha se klubi dëshironte rikthimin e tij, mirëpo nuk kishin para për të kompletuar këtë transferim.

“Duket e çuditshme, mirëpo nuk kishim para. Klubi shpenzoj paratë që fituan nga shitja e tij. Dëshironim ta transferonim në ekip, mirëpo Barcelona fokusohej në para. Është një lojtar i mirë. Është një yll botëror, i cili mund të ndryshoj lojën”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat