Flamurtari godet

Futboll

Flamurtari godet

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:38
Flamurtari godet

Flamurtari i Vlorës shton radhët me një tjetër futbollist, këtë herë bëhet fjalë për një mbrojtës shtatlartë me kombësi argjentinase por që vjen nga kampionati meksikan. Sebastian Ariel Ibars është zyrtarisht futbollisti më i ri i Flamurtarit. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka të dhëna shumë të mira dhe mund të konsiderohet si nga prurjet më cilësore të Flamurtarit në këtë merkato.

Në karrierën e tij Ariel Ibars ka luajtur kryesisht në kategorinë e dytë të futbollit argjentinas fillimisht me skuadrën e Almirante Brown dhe më pas me All Boys. Ndërkohë në sezonin e fundit ai ishte pjesë e skuadrës së ligës së dytë meksikane Cafetaleros de Chiapas, skuadër me të cilën zhvilloi në total 17 ndeshje duke realizuar dhe 2 gola.

Në ditët e ardhshme 28-vjeçari argjentinas pritet t’i bashkohet Flamurtarit në stërvitje për të qenë gati për startin e sezonit të ri të Kategorisë Superiore. Me afrimet e dy shkodranëve Gocaj dhe Pjeshka por edhe të Lirim Memës dhe Ariel Ibars, por edhe Franc Veliun që pritet të rinovojë,Flamurtari kompleton repartin e mbrojtjes edhe pse nuk përjashtohen afrime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat