Befasohen serbët me Kosovën për një gjë, shumë më i shtrenjtë sesa i Serbisë!

Futboll

Befasohen serbët me Kosovën për një gjë, shumë më i shtrenjtë sesa i Serbisë!

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:49
Befasohen serbët me Kosovën, shumë më i shtrenjtë sesa i Serbisë!

Mediat serbe habiten me çmimin e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Ato befasohen më së shumti me çmimet e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro.

Ndërsa thonë se biletat e Kosovës janë shumë më të shtrenjta sesa të Serbisë

Federata e Futbollit të Kosovës e zbuloi dje çmimin e biletave për ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke. Dhe, mediat serbe kanë mbetur të habitura me çmimin e biletave, të cilat atyre u janë dukur të larta.

Sidomos, “Espreso.rs” e ka përmendur çmimin e biletave VIP, të cilat kushtojnë 80 euro.

Ndërsa, biletat për pozitat prapa portave kushtojnë 5 euro, në Lindje nga 10 e 15 euro dhe në Perëndim, 20 euro.

“Kush do të japë aq shumë para? Nuk do ta besoni se sa është çmimi i biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke!”, ka shkruar mediumi serb.

“Mirëpo, duhet pranuar se gjithmonë është dikush që është i gatshëm për të paguar aq para”, ka shtuar “Espreso.rs”.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 15:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat