Berisha do të rivalizojë

Futboll

Berisha do të rivalizojë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 12:12

Skuadra e SPAL-it, ku aktivizohet edhe shqiptari Etrit Berisha, ka lëvizur në merkato, duke larguar portierin Alfred Gomis. Senegalezi është transferuar në kampionatin francez, duke iu bashkuar Dizhonit.

Me largimin e 25-vjeçarit, gardiani i Kombëtares, duket më i qetë, teksa rivalët e tij për një vend titullar do të jenë 21-vjeçari Demba Thiam Ngagne, si dhe ish-portieri i Kukësit, Marius Gomis, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra verilindore.

Kujtojmë që te Kukësi, Marius Gomis, i cili është dhe vëllai i Alfred Gomis, nuk arriti të bindte, duke qëndruar në stol, si zëvendësues i Frashërit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat