Biletat për Kosovë – Çeki shiten në tregun e zi me çmime deri në 16 herë më shtrenjtë

Futboll

Biletat për Kosovë – Çeki shiten në tregun e zi me çmime deri në 16 herë më shtrenjtë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 12:14
Biletat për Kosovë – Çeki shiten në tregun e zi me çmime deri në 16 herë më shtrenjtë

Biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki, e cila zhvillohet në Prishtinë me 7 shtator, dje janë shitur për dy orë në platformën online.

Shumë qytetarë kanë shprehur pakënaqësi me funksionimin e sajtit tiks.app dhe pamundësinë për të blerë një biletë.

Mirëpo, tash ka nisur shitja e biletave në tregun e zi.

Image

Media, ka hulumtuar dhe në sajtin “Merr Jep”, ku disa persona kanë publikuar biletat e tyre të cilat i shesin me çmime të fryra nga sa kushtojnë ato në realitet.

Njeri prej personave ia ka vën çmimin biletave 80 euro, i cili ka dy të tilla për të hyrja Jugore J2 e cila realisht kushtonte 5 euro.

Image

Ndërsa një person tjetër e ka vënë çmimin e biletave 40 euro, duke mos dhënë shumë detaje.

Çmimet e biletave ishin si në vijmë

Veri dhe Jug – 5 euro
Lindje (pjesët anësore) – 10 euro
Lindje (pjesa qendrore) – 15 euro
Perëndim (pjesa e poshtme) – 15 euro
Perëndim (pjesa afër VIP) – 20 euro
VIP – 80 euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat