Khedira: Kemi blerë lojtarë për të fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Khedira: Kemi blerë lojtarë për të fituar Ligën e Kampionëve

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 13:14
Sami Khedira

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira ka pranuar se lojtarët që kanë blerë këtë verë, kanë qenë për të fituar Ligën e Kampionëve.

Khedira është pyetur për Ligën e Kampionëve, trofe të cilin “Zonja e Vjetër”, nuk e ka fituar që prej vitit 1996.

“Ëndrra ime është të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin, sepse e dua këtë klub. Nuk i transferuam në ekip Ronaldon dhe De Ligt për të humbur në gjysmëfinale ose çerekfinale”, deklaroi ai.

Gjermani foli edhe për Seria A, duke thënë se klubet tjera janë forcuar.

“Gara për titull do të jetë me e vështirë. Interi është forcuar dhe ka transferuar një trajner shumë të mirë, derisa duhet ta konsiderojmë edhe Napolin si kandidat. Do të ishte mirë, nëse do të fitonim te tre trofetë me Juven”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat