Ja si Dembele mashtroi Barcelonën

Futboll

Ja si Dembele mashtroi Barcelonën

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 13:58
Ja si Dembele mashtroi Barcelonën

Sezon i ri, zakon i vjetër i Ousmane Dembélé. Sulmuesi i Barcelonës pësoi një dëmtimin në bicepsin femoral në ndeshjen e parë të La Ligas kundër Athletic Bilbaos dhe sipas njoftimit zyrtar të klubit katalan do të qëndrojë 5 javë jashtë fushave të blerta.

Një problem serioz për trajnerin Valverde, që nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës me Real Betisin në “Camp Nou” as Luiz Suarez i zëvendësuar që në pjesën e parë në disfatën e “San Mames” po për arsye dëmtimi.

Sikur të mos mjaftonin “dhimbjet e kokës” në kampin “blaugrana” për mungesën e gjatë të Dembelesë (që kur u ble nga Barcelona ka pësuar dëmtime të shpeshta, që e kanë mbajtur për muaj të tërë në infermieri), edhe sjellja e tij lë për të dëshiruar.

22-vjeçari ka injoruar stafin mjekësor të Barcelonës, që i kishte lënë takim të shtunën për ekzaminimin e radhës të këmbës së majtë, dhe ka fluturuar drejt Senegalit për një udhëtim privat, pa lajmëruar drejtuesit e skuadrës dhe është paraqitur vetëm të hënën në stërvitje, kur u konfirmua dhe dëmtimi i tij nga stafi mjekësor.

Dembélé, të cilit trajneri Ernesto Valverde dhe klubi i kishin dhënë besimin të plotë në mënyrë që në sezonin e tij të tretë të ishte i rëndësishëm për skuadrën, ka zhgënjyer përsëri. Dhe ç’është më e rëndësishmja jo thjesht për faktin se fiziku u tij po rezulton i kristaltë, por edhe për anën disiplinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat