PSG kërkon dy yjet e Realit për Neymar

Futboll

PSG kërkon dy yjet e Realit për Neymar

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:00
Neymar

PSG ia ka ofruar Realit yllin e skuadrës, Neymar në këmbim të mbrojtësit, Raphael Varane dhe sulmuesit, Vinicius Jr.

Reali është i gatshëm ta sakrifikoj Vinicius pasi nuk i nevojitet në ekip, mirëpo vendimi për francezin ende nuk dihet.

“Lufta” për brazilianin është duke vazhduar mes tre gjigantëve evropian.

Barcelona është duke u munduar ta huazojë lojtarin me mundësi blerjë për vitin tjetër, ofertë e cila është refuzuar nga Parisi.

Kampioni i Italisë, Juventusi është i gatshëm për të sakrifikuar Dybalen plus 100 milionë euro në këmbim të brazilianin.

Të tri klubet evropiane kanë bërë shumë oferta për Neymar, mirëpo të gjitha ofertat janë refuzuar nga gjiganti francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat