Fusha e futbollit në një fshat në Kosovë, fantastike!

Futboll

Fusha e futbollit në një fshat në Kosovë, fantastike!

Nga: K. G. Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:39
Fusha e futbollit në një fshat në Kosovë, fantastike!

 E mirëmbajnë për mrekulli fushën në Xërxë të Rahovecit dhe është një shembull i mirë për të gjithë. 

“Kjo është gjendja e fushës shumë perfekte për momentin, por diçka po mungon! Arsyen nuk po e kuptojmë. Është shansi i fundit për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e klubit dhe të mbetet aktiv.

Image

Kemi bërë shumë mundi, kemi shpenzuar shumë energji dhe mjete financiare. Ju lutem mos abuzoni me të ardhmen tuaj me të ardhmen e rinisë.

Pikërisht në momentet kur po lulëzon futbolli kosovarë, të rinjtë e fshatit tonë ikin dhe largohen nga klubi pa zhurmë, fshehtas dhe disi sikur jo të kënaqur. Arsyen nuk po e kuptojmë.

Ne çdo herë jemi përpjekur dhe vazhdimisht ju kemi mbështetur edhe financiarisht dhe për kushtet që ka pasur dha ka hala klubi ynë, na marrin lakmi hala edhe klubet tjera.

E diela e datës 25.08.2019 do të jetë dita fundit për ta konfirmuar zyrtarisht vazhdimin apo ndërprerjen e garave të mëtejshme”m thuhet nga KF Xërxa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat