Ribery është futbollist i Fiorentinës 

Futboll

Ribery është futbollist i Fiorentinës 

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:45
Ribery është futbollist i Fiorentinës 

Franck Ribery është futbollist i Fiorentinës. Ajo që para 40 ditësh dukej thjesht një zë i afat kalimtar, tashmë është kthyer në realitet. Kontaktet e para mes drejtuesve të skuadrës vjollcë dhe futbollistit francez nisën që më 13 korrik.

Dita-ditës, bisedimet morën formë derisa u gjet akordi për pagën e ish-futbollistit të Bayernit, që dukej shumë e lartë për Fiorentinën.

Edhe bashkëshortja e tij, Wahiba, kishte thënë “OK”-in për transferimin në Firenze.

Tashmë trajneri Montella ka një armë “vdekjeprurëse” për sulmin vjollcë. Mësohet se Ribery do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me pagë 4 milionë euro në sezon, plus bonuset, ndërsa prezantimi mund të bëhet që këtë të mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat