Edhe dy futbollistë të rinj në kontratë të FC Prishtina

Futboll

Edhe dy futbollistë të rinj në kontratë të FC Prishtina

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 18:07
Edhe dy futbollistë të rinj në kontratë të FC Prishtina

FC Prishtina, krahas transferimeve me emra, gjithmonë kuadrin e saj e ripërtërinë edhe me futbollistë të rinj duke iu afruar rastin me kontratë profesionale.

"Shembulli i njëjtë ka vazhduar edhe këtë edicionin, duke pasur në radhët e saj shumë të rinj, kryesisht nga radhët e Shkollës së futbollit të FC Prishtina, por edhe nga klubet tjera vendore.

Jon Bajgora, mesfushori, fëmijë i Shkollës së FC Prishtina, i lindur më 22.10.2000 në Prishtinë, ka kaluar të gjitha grupmoshat e reja të skuadrës, ndërsa për një vit, 2018-2019 ka qenë pjesë e U19 të Radomlje të Sllovenisë.

Blendi Çelaj, mbrojtësi, fëmijë i Shkollës së futbollist “Stars” dhe KF Besa nga Peja, i lindur më 06.02.2002 në Pejë, ka luajtur deri në U19 të Besës me që rast ka rënë në sy me kualitetin që posedon duke bërë që FC Prishtina të ofroj në radhët e saj, konkretisht në edicionin 2019/20 do të paraqitet për të rinjtë e skuadrës, U19 të prirë nga trajneri, Armend Dallku", bëhet e ditur nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat