Superylli argjentinas ka vazhduar me punën për t’u riaftësuar

Futboll

Superylli argjentinas ka vazhduar me punën për t’u riaftësuar

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:25
Superylli argjentinas ka vazhduar me punën për t’u riaftësuar

Skuadra e Barcelonës u stërvit sot në mëngjes duke i vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Real Betis në La Liga, me Lionel Messin që përsëri mungoi.

Barça e pret Betisiin në Camp Nou të dielën, në një ndeshje të javës së dytë në ligën elitare spanjolle, ndërsa njeriu kryesor i saj, Lionel Messi, vazhdon të stërvitë i veçuar nga grupi.

Superylli argjentinas ka vazhduar me punën për t’u riaftësuar sa më shpejt nga lëndimi që e pësoi vetë gjatë seancës së parë stërvitore javë më parë.

Gjashtë ditë para ndeshjes ndaj Betisit, pesë herë fituesi i Topit të Artë po stërvit i veçuar dhe paraqitja e tij në atë ndeshje tani vihet në dyshim.

Messi i ka publikuar disa fotografi në llogarinë e vet në Instagram, ku shihet duke bërë punë specifike përgatitore, si dhe me topin, gjë që është lajm i mirë për Barçën.

Ai nuk ka qenë në gjendje të stërvitë nën urdhrat e Ernesto Valverdes ende këtë fillim sezon.

Barcelonës tashmë i mungojnë dyshja tjetër e sulmit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele shkaku i lëndimeve, po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat