Bota e futbollit është shokuar, ish futbollisti i mirënjohur kroat, Damir Tomiç, humb jetën në një aksident trafiku në Irlandë. “I vdekuri është ish-futbollisti i Hajdukut të Split!
Ai ishte shok në skuadër të Hajdukut i Jarnit, Shtimacit dhe trajnerit aktual të kombëtares kroate Daliç. Tomiç vdiq në moshën 53 - vjeçare.
Ai arriti në Hajduk si i ri në vitin 1984. Ai ishte anëtar i gjeneratës së famshme të Hajdukut, duke përfshirë Robert Jarni, Igor Shtimac, Ante Mishe etj.
Ish futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, ish anëtar i kombëtares së Kroacisë, i shpreh ngushëllimet familjes së Tomiçit. “I shprehi ngushëllime familjes Tomiç dhe gjithë ishin bashkëlojtarëve të ndjerit Damir”, tha Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.