Deklaratë e çuditshme e Jurgen Klopp, tregon arsyen e largimit të Coutinhos

Futboll

Deklaratë e çuditshme e Jurgen Klopp, tregon arsyen e largimit të Coutinhos

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:01
Coutinho dhe Jurgen Klopp

Jurgen Klop është një nga ata që i thotë gjërat troç dhe prandaj tifozët e adhurojnë.

Trajneri i Liverpulit nuk i fsheh kurrë emocionet, të mira a të këqija qofshin dhe kjo e ka bërë shumë popullor që kur ishte trajner i Borusisë së Dormundit, të cilën ai shpreson ta shikojë kampione këtë vit, sepse siç thotë për tabloidin gjerman “Bild”, “do të ishte e mërzitshme nëse fiton sërish Bayerni i Mynihut”.

Gjithashtu ka dy fjalë dhe për Coutinhon, brazilianin të cilin e drejtoi te Liverpuli dhe që këtë sezon është huazuar te Bayerni i Mynihut nga Barcelona.

Klop ka vetëm fjalë të mira për të, ndërsa rrëfen dhe disa prapaskena të transferimit të tij te Barcelona.

“Ai është një futbollist dhe një djalë i mirë. Do të doja ta mbaja, por ishim të detyruar ta shisnim te Barcelona. Mbase mund t’iu tingëllojë e çuditshme, por nuk mund ta mbanim më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat