Nuk rreshti së kërkuari atë, derisa duket se në fund i’a arriti qëllimit.
Fjala është për Napolin, që tash e një kohë të gjatë ishte i interesuar për t’i siguruar shërbimet e yllit të PSV-së, Hirving Lozano.
Përfaqësuesi meksikan tashmë ka zbritur në Itali, teksa shumë shpejt do t’i kryejë edhe testet mjekësore.
Ai ka nënshkruar kontratë me nënkampionët italianë për pesë vite, ku do të përfitojë afro 4.5 milionë euro në sezon, derisa napoletanët në arkat e klubit nga Eindhoven do të derdhin plotë 42 milionë euro.
Nesër pritet nënshkrimi i kontratës dhe prezentimi.