Hazard e gëzon Real Madridin - Bota Sot
Hazard e gëzon Real Madridin

Futboll

Hazard e gëzon Real Madridin

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:07
Eden Hazard

Lajme të mira te Real Madrid në lidhje me rikthimin në fushë të sulmuesit belg Eden Hazard.

Sipas “Marca”, koha e rikuperimit të lojtarit të ardhur nga Chelsea këtë verë do të jetë më e shkurtër.

I dëmtuar më 16 gusht për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, Hazard nuk luajti në ndeshjen e parë në La Liga, fituar 3-1 nga Real Madrid në fushën e Celta Vigo.

Pas dëmtimit u përfol se lojtari do të qëndrojë 1 muaj pushim, por tani situata është përmirësuar. Mjekët e skuadrës “merengues” mendojnë se Eden Hazard pritet të jetë në fushë më 1 shtator, në ndeshjen që Real Madrid do të luajë ndaj Villareal.

Një lajm i mirë për trajnerin Zinedine Zidane që do të ketë më shpejt në dispozicion lojtarin, që mezi pret të bëjë debutimin e tij zyrtar në “Santiago Bernabeu”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...